13.06.2006
Johanesburg, Afrika Jugore
APC (Shoqata për Komunikime Progresive) dënon arrestimin e padrejtë të blogerëve dhe gazetarëve në Egjipt të cilët shprehen lirshëm. Alaa Seif Al-Islam, një bloger i kalitur dhe kolegë nga APC-ja, është një nga katër personat që mbajnë ditar online të cilët mbahen nën arrest për kritikat e dhëna ndaj regjimit aktual, që nga 7 maji. Për më shumë, APC ka dëgjuar raporte shqetësuese mbi veprimet e dhunshme të ndërmarra nga ana e sigurimit të shtetit kundër blogerëve të cilit liruar nga arresti javën e kaluar, vetëm që të arrestohen sërish më pastaj. Autoritetet kanë parandaluar avokatët e të drejtave të njeriut nga vizitat e blogerëve të cilët kanë qenë të rrahur dhe të torturuar të enjten, më 25 maj.